Jozefina Topalli i del krah Berishës, Gazetari i kujton se ai heshti kur atë e larguan nga PD…

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ishte e ftuar në emisionin Top Talk në Topp Channel, ku ka komentuar sjelljen e Sali Berishës, kur atë e larguan nga PD-ja.

Ajo nuk ka shprehur kritikë ndaj Berishës edhe pse ai heshti pas asaj që ndodhi.

Sipas Topallit, Berisha ka bërë një ndërhyrje të kujdesshme mediatike për këtë çështje, por pak është parë nga qytetarët.

“Mua më kanë bërë edhe armike edhe kolaboracioniste. Ai ka bërë edhe një ndërhyrje, por pak është lexuar. Ai thotë që ata që flasin në këtë mënyrë janë kritikë të Lulzim Bashës, ka bërë kujdes, ka një diferencë mes kritikës dhe armikut. Unë po tregoj një ndërhyrje të tij mediatike të kujdesshme, jo në përballje, por të kujdesshme”, u shpreh Topalli.

Zjarr Tv Ad