Kryetarja e “Lëvizjes për Ndryshim”, Jozefina Topalli, nëpërmjet një deklarate që ajo ka bërë, është shprehur se; partia e saj është në përfundim listave të kandidatëve për deputet, në zgjedhjet e 25 prillit.
Gjithashtu, Topalli tha se; ende nuk është vendosur nëse do të dalë me listë të përbashkët me Astrit Patozin.
“Ata janë të vetëdijshëm se nëse do vazhdojmë me këtë qeverisje apo nëse do ndodhin që këto të lëvizin vendet me njëri-tjetrin kjo do ishte një dramë që do zgjaste dhe me një dekadë tjetër në një vend që po flet për përmes emigracionit ndaj një politike që ka menduar vetëm pasurimin e vetes dhe e ka bërë të pajetueshme këtë vend.
Një pjesë e politikanëve bëjnë shumë zhurmë dhe pjesa tjetër hesht. Unë kam vendosur të mos hesht edhe duke pasur përballë 3 persona që janë me njëri-tjetrin. Këto i konsiderojnë partitë kompani private. Asnjëri prej tyre s’ka program, as prioritet arsimin.
Jemi në përfundim të listave të kandidatëve, kemi patur përqendrim në zgjedhjen e emrave. Janë emra që do bëjnë diferencë. Besoj se sot ka nevojë për njerëz me integritet dhe që kanë kurajo për tu ngritur kundra politikanëve që nuk kanë integritet.
Kemi diskutuar me Patozin kemi qëllime të përbashkëta por ende s’kemi vendosur nëse do dalim në lista të përbashkëta. Unë do jem në krye të 4 qarqeve për të maksimizu qarqet, 2 të parat e i kam në kokë por po mendoj për 2 të tjerët. Ndoshta kanë avancuar në marrëveshjet e nëndheshme. Se përjashtoj mundësinë”, ka thënë Topalli.