Jozefina Topalli: “Lëvizja për Ndryshim”, do të sjellë ndryshimin e madh, synimi ynë është të mundim varfërinë…

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e “Lëvizjes për Ndryshim”, Jozefina Topalli, me anë të një postimi në Facebook, është shprehur se ndryshimi në vendin tonë, do të nisë nga “Lëvizja për Ndryshim”, ku sipas Topallit, ndryshimi vjen nga brezi i ri. “Ndryshimi do nis nga Levizja per Ndryshim.Ndryshimi vjen nga brezi i ri, nga shqiptaret e shkolluar mire, nga njerezit e ndershem .

Levizja per Ndryshim ka nje ekip me 50% gra dhe me 60% te rinj , qe me sakrifica ia kane dalur te mbarojne shkelqyeshem studimet si ne Tirane ashtu edhe ne universitet e botes, e me pas ia kane dalur duke arritur sejcili nga nje histori suksesi”, shkruan Topalli. Më tej topalli shkruan se; ne po punojmë për të mundur varfërinë që ka mbërthyer vendin.

Ndryshimi do nis nga Levizja per Ndryshim.Ndryshimi vjen nga brezi i ri, nga shqiptaret e shkolluar mire, nga njerezit e ndershem .Levizja per Ndryshim ka nje ekip me 50% gra dhe me 60% te rinj , qe me sakrifica ia kane dalur te mbarojne shkelqyeshem studimet si ne Tirane ashtu edhe ne universitet e botes, e me pas ia kane dalur duke arritur sejcili nga nje histori suksesi.Ekipi i Levizjes per Ndryshim eshte ekipi me i mire i tre dekadave. Ata jane idealiste, me kuarajo dhe me plot energji pozitive. Ata jane bashkuar me Levizjen per Ndryshim per te bere detyren ndaj vendit.

Ata jane te lire, mendjehapur. Ata refuzojne korrupsionin, genjeshtrat e paaftesine e tre Kryetareve. Ata nuk jane te verber per te shkuar pas siglave, apo pas kryetareve qe jane bere miliardere nga karriga e kryetarit. Sejcili prej tyre ka nje histori impresionuese te jetes se tij per te treguar. Ata kane guximin per t’u bashkuar me anen e drejte. Ata kane guximin per te dalur perballe nje klase politike te korruptuar , kundra shkretimit te vlerave tek forcat politike. Ata jane te djathte , por ata mendojne se eshte fyerje te shkosh pas nje genjeshtari kronik, nje deshtaku te korruptuar, pas dikujt qe veteshpallet i djathte por ka mendesi enveriste.

Ata duan te kontribojne per te mundur varferine dhe per te fituar luften kundra korrupsionit. Ata do fillojne ndryshimin. Ata do jene elita e re politike. Ndryshimi do nis nga Levizja per Ndryshim. Votoni Nr 11”.

 

Zjarr Tv Ad