Jozefina Topalli: Mandatet tona do të jenë të së djathtës, por kam një kusht, do bashkëpunoj me PD vetëm nëse…

0
192
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, kryetarja e “Lëvizjes për Ndryshim” Jozefina Topalli ka qenë në Fier, ku ka folur për koalicionet e mundshme, që pritet të  bëhen pas zgjedhjeve. Topalli tha se ajo nuk do të bëjë  koalicion, mes asnjë prej partive që janë tashmë në pushtet, pasi ata janë përgjegjës për largimin e shiptarëve nga vendi.

Ndërkohë që për një bashkëpunim me PD-në, Topalli la të kuptohet se kushti i saj i vetëm, është që Lulzim Basha të mos jetë Kryeministër, e në këtë pikë duket e vështirë që të kemi realisht një marrëveshje.

“Nuk do të bëjmë koalicion me asnjë nga partitë, mandatet që ne do të marrim, synojmë që tia kalojmë të djathtës, me qëllimin e vetëm që të kemi një kryeministër të pakorruptuar dhe të papërfolur. Qeveri që t’iu shërbejë 3 milionë shqiptarëve dhe jo 3 kryetarëve të partive.

Njeriu duhet të ketë kurajo të thotë të vërtetat ,besoj te liria por 3 kryetaret nuk e justifikojnë qeverisjen , pasi i kanë bërë mjaft dëme vendit.

Nuk flas me mbllef por me vendime të forta, do të bashkëpunojmë me forca politike por jo me emrat që përmenda”, është shprehur Topalli nga Fieri, ku ka prezantuar kandidatët e partisë që drejton.

 

Zjarr Tv Ad