Jozefina Topalli ose Majlinda Bregu përballë Lulzim Bashës, në garën për kreun e PD…

0
517
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një kandidaturë e fortë përballë Lulzim Bashës, pritet të nxirret nga grupi anti-Basha, për Zgjedhjet e Kryetarit të ri.

Pas humbjes së Partisë Demokratike në Zgjedhjet e 25 Prillit, të shumtë kanë qenë zërat kundër Bashës. Figura të rëndësishme të kësaj force politike kanë kërkuar menjëherë largimin e kryedemokratit.

Por sipas burimeve të gazetës “Koha Jonë”, grupimet anti-Basha me politikanë si Arben Imami, Bujar Nishani etj, po mendojnë që mes Majlinda Bregut dhe Jozefina Topallit, të zgjedhin njërën prej tyre që do të garojë përballë Bashës për kreun e Partisë.

Majlinda Bregu është figurë e lartë, pasi sot ajo punon si drejtore për Ballkanin Perëndimor në varësi të BE.

Po të njëjtat burime, thanë se nuk është çudi që një prej anëtarëve të kryesisë së PD, të dalë kandidat kundër Lulzim Bashës.

 

Zjarr Tv Ad