Jozefina Topalli prezanton listën e kandidatëve për qarkun e Lezhës dhe Dibrës…

0
878
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, Kryetarja e Partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli, ka prezantuar kandidatët për deputetë të partisë që ajo drejton, për qarkun e Lezhës dhe të Dibrës.

Ajo që vihet re është se, kandidatët e prezantuar, janë kryesisht intelektualë me bindje të djathta.

Do të prezantoj listën e kandidatëve, e nxjerrë nga sirtari që dukej se nuk do të hapej kurrë. E para nuk është prezente për shkak të pandemisë, është vajzë e re që çdo gjë e ka arritur vetë. Matilda Gjini, ka përfunduar dy master në biznes. Do kandidojë në qarkun e Lezhës. Gjon Ndoj, vjen nga një familje e persekutuar, ish student i dhjetorit të 90-ës. Alda Gjini ka lindur në Lezhë në 95, vjen nga një familje e përndjekur politik. Dod Prenga, është doktor i shkencave, ai ka kryer specializime në universitetet të Barit dhe të Lezhës. Amarda Gjini, ka lindur në Rrëshen, rrjedh nga një familje e persekutuar. Luan me ekipin vendas të volejbollit”, ka thënë Jozefina Topalli.

Topalli prezantoi kandidatët për deputetë në qarkun e Dibrës: “Erida Lazimi, është avokate, ka mbaruar fakultetin e Drejtësisë. Vjen nga një familje që ka kontribuar në PD. Sandra Gjeleshi, nga Klosi. Ka përfunduar master shkencor në Londër”, është shprehur Topalli.”

Zjarr Tv Ad