“Ju bëfsha…. mu në turizëm!”, Mentor Kikia reagon i revoltuar pas ngjarjes së rëndë në Himarë: U desh edhe një viktimë tjetër ë?

0
1162
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Mentor Kikia ka reaguar me një shkrim të ashpër në rrjetet sociale pas ngjarjes së rëndë, ku humbi jetën një fëmijë i mitur pasi u përplas nga gomonia.

Ju bëfsha….. mu në turizëm!

U desh edhe një viktimë tjetër ë?

Duhej të ikte nga kjo botë edhe një fëmijë 5 apo 7 vjeç, që të kujtoheshit se skafet nuk duhet të “lahen” në të njëjtin vend me njerëzit? Kishte ardhur nga Britania e Madhe për pushime në mëmëdhe familja e saj.

Ku e keni kordonin e sigurisë?

Ku i keni rojet bregdetare që ndalojnë horrat, edhe titullarë policie, me motora uji e gomone të futen mes pushuesve?

Kur një tjetër horr i pasur i hapi kafkën një turisti rus, e nxorët nga burgu, pasi e quajtët aksident, apo jo?

Edhe këtë do ta nxirrni, sa të shuhet revolta e njerëzve. Aksident ishte edhe ky, patjetër.

E pushuat nga puna, apo jo? Sa rëndë e ndëshkuat! Mos duhej ta ngrinit në detyrë?

Sa herë motorat e ujit të gangove, që duan të shesin mend para femrave me bikini, futen mes pushuesve duke plagosur njerez dhe ju nuk i ndaloni? Videoja tregonte se fare pranë bregut e mes njerëzve qe laheshin, kishte disa motora e skafe të tjerë të stacionuar.

Kur ne që “grindemi” shkruajmë për këto probleme, ju na akuzoni se po i bëjmë antireklamë turizmit tonë, apo jo?

Bëjini shurrën turizmit dhe perlës së Jugut tani!

Merreni atë fëmijë të vrarë dhe bëjini një statujë në mes të qytetit turistik!

Unë për vete se shkel atë vend, edhe sikur dhuratë të mi bëjnë pushimet.

Shkoni në Mal të Zi(jo në Turqi, Kroaci apo Greqi) dhe shikoni nëse ia mban ndonjërit nga ky soji, me motorr uji apo me skaf, ti afrohet bregut. Shkoni mësoni, e pastaj dilni shisni mend për turisët që po vijnë tufa tufa.

P.S: Edhe një gjë të fundit. E shikoni atë tendë në foto?

Është qendra ku jepen skafet dhe motorat e ujit me qera.

I shikoni ata bidona në tokë? Janë bidona me benzinë, një shkëndijë dhe gjysma e pushuesve aty mbaruan punë.

Ku është kotridori i sigurisë aty, si mund të jetë ai stacion mu në mes të pushuesve?/sot.com

Zjarr Tv Ad