‘Ju do më thoni ku po gaboj’, si shpërtheu në lot para mësuesve ministrja Nikolla

0
327
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e  ‘7 Marsit’, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka shpërhtyer në lot gjatë fjalimit që mbajti në takimin me mësuesit.

Ministrja shprehu falenderimet e saj ndaj mësuesve, ndërsa shtoi se do t’u qëndronte pranë për sa kohë do të jetë në detyrë dhe u kërkoi atyre t’i tregonin se ku po gabonte.

“Sa të jem në detyrë nuk do të rresht për t’iu takuar ju në çdo shkollë të Shqipërisë duke iu pyetur ku po gaboj. Ju do më ndihmoni duke më thënë të vërtetën. Sepse ju jeni siguria, ju jeni suksesi. Janë shumë misionarët e dijes në Shqipëri. Unë do të doja të falënderoja kryeministri, që falë pasioni, ndihmës së vyer që ai ka  për mësuesin mundësi edhe këtë ceremoni dinjitoze sot.” , tha Nikolla.

Është e paqartë arsyeja se përse po qan ministrja, e cila është ndër ministret më të kritikuara në qeverisjen e kryeministrit Rama, për shkak të ligjit për Arsimin e Lartë, largimin e studentëve nga Shqipëria, vonesat në pagat e mësuesve e shumë problematika të tjera.

Zjarr Tv Ad