“Ju dua shumë të gjithëve”, Saimir Tahiri reagon pas vendimit të GJKKO: Është thjesht padrejtësi! Nuk kam shkelur kurrë ligjin, moralisht jam i qetë

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri Saimir Tahiri ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të apelit për ta dënuar me 3 vite e 4 muaj burg. Në një postim në rrjetet sociale ai thotë se kjo është një padrejtësi, pasi nuk e ka shkelur kurrë ligjin.

Tahiri shprehet se është moralisht i qetë, pasi ka dashuruar çdo ditë të punës dhe e ka bërë detyrën sa më mirë që ka mundur.

“Ju dua shume te gjitheve! Me vjen keq qe shkoi keshtu. Jam moralisht i qete, nuk kam shkelur kurre ligjin, kam dashuruar cdo dite te punes sime, jam i lumtur qe kam bere detyren sic me mire munda.

Eshte thjeshte PADREJTESI”, shkruan Saimir Tahiri.

 

Zjarr Tv Ad