“Ju i mbushët xhepat tuaj, ndalni!” Zheji për deklaratat e Yuri Kim: Duket se SPAK është në prag dështimi

0
230
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Artur Zheji ka komentuar deklaratën e ambasadores së SHBA Yuri Kim, e cila pak ditë më parë iu bëri thirrje gjyqtarëve e prokurorëve që të ndalojnë së marri dhurata dhe ta lënë popullin të marrë frymë.

Ai u shpreh në “Open”se duket se SPAK është në prag të dështimit dhe se ka shenja të një rezistence shumë të madhe nga krimi dhe politika.

Pyetje: Kujt i adresohen mesazhet e Yuri Kim, në lidhje me gjyqtarët e korruptuar?

Zheji: Është perceptuar se SPAK ka një ndrydhje, përgjumje,ose trembje. Yuri Kim ka zgjedhur të perceptojë trembjen që ka pësuar SPAK nga mafia apo krimi i organiizuar dhe ajo nuk ka ndrojtje t’i bëjë publike. Ne nuk jemi të aftë të vetëqeverisim dhe ne krijojmë xhungla, krijojmë ’97. Ne na marrin nga dora si njerëz që nuk e kanë mbaruar filloren.

Duket sikur jemi në prag të dështimit të SPAK. Kërcënimet janë evidente dhe do të vijë momenti që do të dalin në sipërfaqe. Kim e bën me një gjuhë komunikimi shumë të drejtpërdrejtë.

Zjarr Tv Ad