“Ju jap sa lekë të doni”, si tentoi Ramazan Rraja të korruptonte efektivët që ta linin të lirë

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin Ramazan Rrajës, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja, pak ditë më parë në Fushë-Krujë.

Bëhet me dije se në momentin që Rrajës i janë vendosur prangat, ai ka tentuar të korruptojë efektivët e policisë.

“Ju jap sa para të doni, vetëm më lini të iki”, raporton “Report tv”, se u ka thënë Rraja efektivëve të policisë.

Kujtojmë që Rraja u prangos nga Operacionalja në një lokal në zonën e Fushë Krujës. Ky shtetas rezultonte në kërkim prej kohësh, i akuzuar nga SPAK për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, në vendin e njohur si mbikalimi i Shkozetit.

30 vjeçari në momentin e arrestimit shoqërohej me një tjetër person të kërkuar, i cili u prangos gjithashtu. Ai kishte dhe një armë në brez, të cilën pavarësisht se e ka mohuar, rezulton se ishte e tija.

Zjarr Tv Ad