Sindikata e artistëve të Cirkut Shqipëtar kanë vendosur të apelojnë vendimin e shkallës së parë që i ka kaluar pronën, të cilën ata e zotërojnë prej 5 vitesh, dy pronarëve.
Ditën e sotme ata kanë zhvilluar një takim në Ministrinë e Kulturës, por mesa duket aty nuk kanë marrë një zgjidhje, prandaj dhe sindikata ka vendosur t’i drejtohet apelit.
Duke folur për mediat, një nga artistët tha se janë të vendosur t’i drejtohen gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese dhe SPAK, derisa të marrin një zgjidhje.
“Nga ana e gjyaktës nuk është bërë njoftimi. Ne po ndërmarrim të gjitha hapet e nevojshme në bashkëpunim mne ministrinë për ta çuar si çështje. Mendojmë se është një aferë e madhe në mes. Ne i kemi kërkuar të jemi palë në çdo vendim dhe çdo hap që do të merret. Pra të marrim njoftimet e duhura. Nuk është apeluar dhe nuk është mbrojtur nga institucionet përkatëse.
Ministria e Kulturës nuk ka marrë dijeni. Ky ka qenë problem i hershëm. Para disa ditësh u njohëm me vendimin e gjykatës që pronari duhet të lirojë truallin. Janë dy pronarë dhe sipërfaqja totale shkon reth 1500 m. Sipas vendimeve ne posedojmë truallin në mënyrë të paligjshme. Ne që jemi prej 50 vitesh në pronë publike, dalim para disa fakteve që e posedojmë në mënyrë të paligjshme.
I kemi çuar kërkesë të gjitha instancave të shtetit për mbrojtjen e pronës publike. Do i drejtohemi Gjykatës së Lartë dhe do mundohemi që të gjitha vendimet që janë marrë për pronën publikëe që i përket cirkut kombëtar prej 50 vitesh t’i drejtohemi gjykatës kushtetuese,” tha njëri nga artistët.
Një tjetër artis deklaroi se vendimi është i pavlefshëm dhe se ata kanë shpresë që do të marrin një zgjidhje nga SPAK, Gjykata e Lartë apo ajo Kushtetuese.
“Do t’i drejtohemi SPAK. Do të vazhdojmë ta mbrojmë. Kemi shpresë. Objekti i padisë i kalon 5 milionë lekë të reja. Është vendim totalisht i pavlefshëm. Mund të jetë i drejtë, i padrejtë por i pavlefshëm. Kemi shpresë që apeli do ta pranojë kërkesën tonë. I jemi drejtuar gjykatës së lartë dhe do t’i drejtohemi dhe kushtetueses. Do ta shohim deri në fund, do ta vendosi SPAK, Apeli, Gjykata Kushtetuese”, u shpreh ai.
Sindikata e Pavarur e Artistëve të Shqipërisë, SPASH i ka kërkuar pak dite me pare përmes një letre kryeministrit Edi Rama, ministres së Kulturës dhe asaj të Drejtësisë të ndërhyjnë për të shpëtuar nga shkatërrimi Cirkun Kombëtar.
Cirku Kombëtar rrezikohet pasi çadra ku ai zhvillon aktivitetin mund të ulet nga zyra e përmbarimit e cila kërkon të zbatojë një vendim gjykata për lirimin e truallit të cilit i është njohur pronari.
Julian Kazazi, kryetar i Sindikatës së Cirkut, thotë se nga zyra e përmbarimit ka ardhur një letër ku kërkohet lirimi i truallit dhe pagesa e një detyrimi prej 50 milionë lekësh për shfrytëzimin e pronës. Sipas tij, mos bërja e pagesës ka çuar në sekuestro të llogarisë bankare të cirkut. Nga ana tjetër zyra e përmbarimit kërkon që brenda një jave të bëhet ulja e çadrës, në të kundërt ata do të ndrëhyjnë vetë për ta bërë një gjë të tillë.