“ Ju kërkoni të hyni në BE, Britania largohet”, Rama: Divorci s’i ka penguar të tjerët që të martohen

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka folur për planet afatgjata të Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.

I pyetur nëse Shqipëria dëshiron ende “dëshpërimisht të hyjë në BE”, ai tha se kjo është hera e parë që shqiptarët kanë zgjedhur diçka pa vullnet të lirë.

Sipas tij BE bëri një gabim të turpshëm në lidhje me zgjatjen e hapjes së negocitave me Shqipërinë.

Pjesë nga intervista:

A dëshironi ende dëshpërimisht të hyni në Bashkimin Evropian, cili është vlerësimi juaj për rolin e Britanisë së Madhe në botë?

Edi Rama: Dëgjo, ne kemi …Është hera e parë në historinë tonë që ne kemi zgjedhur pa vullnet të lirë të jemi atje ku duam të jemi. Për shekuj kemi qenë aty ku nuk kemi zgjedhur dhe ku nuk na kanë pyetur, në regjime të ndryshme, në vende të ndryshme, por asnjëherë aty ku ne përkasim, le të themi në “Qytetërimin Perëndimor”. Dhe, në vitin 1990, kur e gjithë lëvizja e regjimit pati sukses, slogani ishte “E duam Shqipërinë si Europa”. Pra, të qenit Evropë, do të thotë që ne të jemi në një vend të sigurt, dhe të jemi në një vend ku njerëzit kanë rëndësi dhe jo aty ku të tjerët vendosin për ju. Ndonjëherë e dini se është e sikletshme …, kur të duhet t’i përgjigjesh pyetjes se Britania e Madhe po largohet, ndërsa ju kërkoni të hyni në BE. Duket sikur, ju jeni në dijeni të divorcit dhe u thoni të rinjve të mos martohen.

Nuk funksionon kështu. Ju e dini që të gjithë duhet të përjetojnë martesën për të kuptuar se ndoshta nuk është dhe aq e mahnitshme. Kështu që, divorci nuk i ka penguar kurrë të tjerët të martohen.

Zjarr Tv Ad