“Ju këtu shisni edhe pjeshkë”/ Flutura Açka thirrje grave deputete për Gjinushin: Mos e votoni këtë seksist!

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja demokrate, Flutura Açka ka ndarë në rrjetet sociale një video gjatë mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, ku kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi iu drejtohet me një sjellje vulgare, duke thënë se “Ju këtu shisni edhe pjeshkë”.

Nëpërmjet këtij reagimi Açka iu bën thirrje grave deputete që të mos ta votojnë, duke e cilësuar si seksist.

Reagimi i plotë

Skënder Gjinushi sot në bahçen e pjeshkëve

“Ju këtu shisni edhe pjeshkë,” tha Skënder Gjinushi (Kryetar i Akademisë së Shkencave!!!), në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mbetet e Informimit Publik më datë 11 korrik 2023.

Ishte nervoz se po i rrezikohej mandati dhe duhej të matrikullonte me saktësinë e sarkazmës së tij mushtore, punistët, gratë e bindura dhe shqytarët e oligarkëve në Komision, që të mund të ngrinte më pas në bashkëpunim me drejtuesit e Parlamentit kurthin e djeshëm: të zgjaste mandatin e tij.

“Ju këtu shisni edhe pjeshkë!”. E kishte fjalën për bahçen e Parlamentit, ku si specialist i frutikulturës politike, e ka shëtitur plot dyzet vite. Ah të ketë gojë humusi i kësaj tokë të mbarë politike të flasë!

Zoti Gjinushi ka shumë të drejtë, do të marrë mandat të ri në Parlament, siç mori ilegalisht dhe në shkelje të plotë të ligjit në Komisionin e turpshëm të djeshëm.

O zonja të Parlamentit, o gra të trembura, do ta votoni ju këtë burrë si drejtuesi i Akademisë së Shkencave sot pas këtyre fjalëve për ju!

Do ta votoni ju zonja, vërtet? Do ta votoni ju zonja Nikolla? Ju gruaja që drejtoni Kuvendin e Republikës së Shqipërisë? Ç’model do t’u jepni sot ju grave shqiptare duke votuar këtë seksist me pushtet?

Nëse po, mos dilni më të flisni për të drejtat e grave, për barazinë gjinore, mos dilni më të shisni moral kur votoni qesëndisjen tuaj nga një gojë që ju ka tallur ju, edhe ne të gjitha zonjat e Parlamentit!

Dëgjojeni vetë, nuk guxoi ta përsërisë fjalën me mikrofon të hapur.

Zjarr Tv Ad