Rama: Për të shmangur atë që mund të ndodhte sot që një i vdekur të merrte peng gjithë dynjanë.
Është sic thatë ju zoti Mediu që kërkohet konsensus në 3 fazat e para dhe ne do sigurohemi që presidenti të marë votat e opozitës. Jo ju personalisht por shpirtrat e lirë të sillen me respekt, të lënë sharjet. Në rast se flas për të gjallë që kanë vdekur, unë konstatoj një fakt, ok është gjallë thoni po vazhdo pra shkoji nga mbrapa.
Respektojeni këtë proces, nuk ka nevojë për ekstreme. Dikush mungon, është 8 vite ai që ndryshoi vetëm melodinë zanore por përdori të njëjtën gjuhë si i vdekuri. Rishikoni gjuhën që mos të flisni si i vdekuri.
Kur ti vini këtu gishtin një deputeti që është si ai që e keni mes shpisë të shtrirë e sdini ca ti bëni atëherë flasim për standard. Ma gjeni, hë kush?!
Bëni kujdes se jemi në demokraci. Kthehemi tek tema e rëndësishme, nuk kemi asnjë arsye që mos të bashkëpunojmë por kurrën e kurrës nuk na mbani në vend ju,,kemi zgjedhur të udhëheqim. Hajdeni bujrum nëse doni të kontribuoni për zgjedhjen e presidentit.