“Ju vëzhgojmë kudo, mos denonconi skandalet në Polici!”/ Mesazhet kërcënuese të kupolës ndaj efektivëve në Akademi, PD: Fakte tronditëse

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti Klevis Balliu, shef i Organizimit në Partinë Demokratike ka publikuar disa mesazhe të rënda të publikuara në rrjetet sociale, ku efektivët në Akademinë e Policisë kërcënohen të jenë të kujdesshëm me postimet që bëjnë në internet.

 “Fakte tronditëse kanë dalë në media ku Shefi kërcënon policët duke u thënë se: Ju vëzhgojmë kudo, mos denonconi skandalet në Polici!”, shkruan Balliu.

POSTIMI I PLOTE

POLICIA E PUSHTETIT KËRCËNON POLICINË E SHTETIT

Skandalet e këtij pushteti, të inkriminuar në çdo qelizë të tij, nuk kanë të ndalur.
Është e paimagjinueshme se si kupola e Policisë së Pushtetit kërcënon çdo ditë efektivët e ndershëm të Policë së Shtetit.

Fakte tronditëse kanë dalë në media ku Shefi kërcënon policët duke u thënë se: Ju vëzhgojmë kudo, mos denonconi skandalet në Polici!

Ndërsa efektivë dhe kursantë janë lënë rrugëve me uniforma që blejnë vetë apo edhe karburantin ua hedhin vetë makinave, ata kërcënohen edhe për largime nga puna.

Pushtetit të krimit i ka ardhur fundi, të gjithë duhet ta rrëzojmë

Zjarr Tv Ad