“Jua kalojnë dhe prindërit!” Të rinjtë po bëjnë seks më rrallë,shaku për këtë është shqetësues!

0
175
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një studim i fundit ka treguar se gjithnjë e më shumë po ulet numri i marrëdhënieve seksuale në mesin e të rinjve, dhe shkaku për këtë është shqetësues!

Adoleshentët australianë po kryejnë marrëdhënie më pak se gjysma e herëve që kryejnë prindërit e tyre dhe kjo për shkak të mediave sociale, aplikacioneve për lidhjet online dhe pornografisë, sipas ekspertëve.

Rreth 40 për qind e njerëzve midis moshës 18 dhe 24-vjeçare nuk kanë bërë kurrë seks. 15 për qind bëjnë seks një herë në muaj në krahasim me moshën 40 deri në 49-vjeçare, 30 për qind e të cilëve bëjnë seks një herë në muaj, sipas sondazhit të Australian Talks ku u morën në studim 50,000 njerëz .

Seksologia Jacqueline Hellyer tha se adoleshentët janë duke zëvendësuar takimet reale me ato në internet dhe mund të humbasin aftësinë për të komunikuar ballë për ballë.

Susan Tuckwell, një terapiste seksi në Sidnej, tha se pornografia në internet po ndryshon mënyrën se si njerëzit qasen ndaj seksit.

Ajo tha se disa njerëz “mund të eksitohen vetëm nga imazhet pornografike” ndërsa të tjerët nuk mund ta ekspozojnë marrëdhënien e tyre nga bota dixhitale në atë reale.

Zjarr Tv Ad