“Ju’a kisha thënë, pa u bërë zgjedhjet atje nuk kemi çfarë presim”, Rama jep lajmin për qëndrimin e Holandës lidhur me negociatat: Shqipëria u zhbllokua

0
150
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri shqiptar Edi Rama, përshëndet vendimin e Parlamentit të Holandës për mbajtjen sa më parë të Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare, mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, për nisjen zyrtare të negociatave të anëtarëimit.

“LAJM TJETËR I MIRË. Parlamenti hollandez mbështet thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim. *ju’a kisha thënë, pa u bërë zgjedhjet atje nuk kemi çfarë presim dhe ja, zgjedhjet mbaruan Shqipëria u zhbllokua. Sidoqoftë faleminderit me mirënjohje se #SkaKohëPërPushim”, shkruan Rama.

Kujtojmë se, Parlamenti i Holandës ka dhënë sot “dritën jeshile” për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare, që do t’i hapë zyrtarisht rrugë Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian, shkruan newsbomb.al. Parlamenti është mbledhur sot dhe për rreth dy orë ka diskutuar këtë çështje.

Ministria e Jashtme e Holandës bën me dije se sot, shumica në Parlament ka rënë dakord që Konferenca e Parë Ndër-Qeveritare më Shqipërinë të mbahet sa më parë.

“Shqiperia ka bere progres ne fushat prioritare si reforma ne drejtesi dhe lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Gjithashtu ‘track record’-i ka shenuar progres, megjithese nje numer me i larte denimesh per zyrtaret e larte mbetet nje ceshtje e rendesishme per t’u mbajtur ne vemendje”, thuhet ndër të tjera në qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme të Holandës.

Zjarr Tv Ad