Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Aktori i njohur Julian Deda, i cili është edhe një anëtar i Partisë Demokratike që ka dalë kundër vendimit të Bashës për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha,sot ka firmosur edhe formularin ku kërkohet mbledhja e Kuvendit Kombëtar të PD.
Deda në rrjetet sociale ka postuar një foto ku shihet se ka firmosur formularin për kërkesën e Kuvendit Kombëtar të PD.
“Për një PD më të bashkuar, më të fortë, më të hapur” shkruan Basha në postimin e tij.
Sali Berisha po mbledh firmat për të thirrur Kuvendin Kombëtar për të rrëzuar kështu vendimin e Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i PD.
Kujtojmë që më herët kreu i PD ka thënë se nuk do të ketë mbledhje të Kuvendit Kombëtar, dhe se nuk do të ketë grupe anti-amerikane.