Jul Deda nxjerr foton: Lul Basha sapo konfirmoi që Berisha është lideri i parë, i vetëm dhe i fundit i Partisë Demokratike

0
118
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i PD Julian Deda, thotë se Sali Berisha është lideri i parë, i vetëm dhe i fundit i PD. Deda thumbon Lul Bashën dhe thotë se lider lind, nuk bëhesh rrugës.

“Lul Basha, sapo konfirmoi se Sali Berisha eshte lideri i pare, i vetem dhe i fundit i Partise Demokratike te Shqiperise, sepse lider lind, nuk behesh dot rruges…”, shkruan anëtari i PD.

Më tej, në një reagim tjetër Jul Deda thotë se ata demokratë që kanë kundërshtuar përjashtimin e Berishës në mbledhjen e Kryesisë, duhet të ikin nga Grupi Parlamentar.

“Keta qe e kane kundershtuar perjashtimin e Berishes ne mbledhje kryesie, nuk duhet te mjaftohen me kaq. Nese besojne vertete ashtu siç thone, duhet te ikin nga ai grup parlamentar dhe te qendrojne ne parlament perkrah Doktorit. E bejne dot?”

Zjarr Tv Ad