Julian Deda s’i lë ‘thumbat’: Pas kësaj proteste, Rama e ka me 2 mendje, kandidimin e Veliajt në Tiranë…

0
302
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Julian Deda, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, që ka vendosur të fitojë garën brenda PD-së për t’u përballur me kryebashkiakun socialist të Tiranës në zgjedhjet lokale, ka qënë në radhët e para të protestës së opozitës përpara kryeministrisë.

Me ironi, artisti i mirënjohur tashmë sa dhe në politikë, shkroi për kryeministrin:

“Pas protestës së sotme, Edi e ka me dy mendje kandidimin e Erionit për bashkinë e Tiranës.”

Julian Deda i hyri me thjeshtësi dhe seriozitet, politikës vitet e fundit, pa e lënë menjanë karrierën e tij si aktor. Ai qe i qartë në arsyet pse vendosi të garojë në primaret e PD-së për zgjedhjet lokale, në një shënim të lënë në Fb:

“Për çfarë ka nevojë Tirana: për një politikan karrierist apo për një njeri normal, jashtë politikës, që vjen thjesht për të punuar? Këtë e dini ju, por unë di me siguri që deri më sot, Tiranës gjithmonë ia kanë bërë me hile, e kanë shfrytëzuar. Kushdo që ka kandiduar për të marrë Tiranën, si majtas, si djathtas, e ka parë atë si trampolinë për të synuar kreun e partisë që përfaqëson dhe për t’u bërë Kryeministër në një të ardhme, vetëm për kaq e duan kryeqytetin, figurat politike. Pra, asnjë politikan nuk e sheh Tiranën si vend pune, por si lopë për ta mjelë, për ta shfrytëzuar në interes të karrierës së vet politike. Unë them, ta provojmë një herë ndryshe!” shkroi ai.

Zjarr Tv Ad