Pas reagimit të bërë nga Ministri i Drejtësisë, ndaj Sekretares së Përgjithshme të institucionit që ai drejton, ku u shpreh se Juliana Hoxha jo vetëm që ësthë e pezulluar por do të kallëyohet penalisht për hyrje të paautorizuar në ministri, ka ardhë edhe reagimi i vetë Juliana Hoxhës.
Juliana Hoxha ka bërë me dije se ka depozituar një kallëzim penal ndaj ministrit Gazment Bardhi, pasi ky i fundit ka vendosur shkarkimin e saj nga detyra, siças Hoxhës, në kundërshtim me ligjin dhe nuk e ka lejuar që të hyjë në institucion.
Në deklaratën e saj, Hoxha thotës ministri Bardhi akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘kundrështim të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik e kryer në bashkëpunim’.
Deklarata e Juliana Hoxhës
Duke marrë shkas nga situata e krijuar së fundmi në Ministrinë e Drejtësisë, nën përgjegjesinë e detyres sime si Sekretare e Përgjithshme, si dhe në respekt të opinionit publik deklaroj se: Departamenti i Administrates Publike( i vetmi organ i ngarkuar me ligj per tu shprehur lidhur me kerkesen e Ministrit teknik te Drejtesise per pezullimin tim) ka vendosur rrëzimin e kërkesës së këtij të fundit për pezullimin tim nga detyra. Duke konstatur njëkohësisht pavlefshmerinë absolute të urdhrit të pezullit dalë prej tij.( Pavlefshmeria absolute e konsideron aktin pa efekte juridike qe nga nxjerja e tij). Pra akti i nxjerrë nga Ministri teknik i Drejtesise është i kundraligjeshem.
Gjithashtu Komisioneri për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil si organi kompetent për monitorimin e zbatueshmërisë së ligjit të nëpunesit civil ka konstatur se urdhri i Ministrit teknik të Drejtësisë është i paligjshem dhe për rrjedhoj i pavlefshem. Diten e henë sipas detyrimeve te mija si nenpunese publike jam paraqitur në zyre duke vijuar përmbushjen e detyrave të mija funksionale. Gjate ditës jam informuar se kanë mbërritur në institucion forca të shumta të policise se Drejtorisë së Pergjithshme me qellim pengimin e ushtrimit të detyres sime. Ndodhur në këto kushte, përball një situate alarmante antiligjore kam depozituar pranë Prokurorisë së Pergjithshme kallëzim penal për konsumimin e veprës penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “kundershtim të punonjësit që kryen një detyrë shteterore ose një shërbim publik e kryer në bashkëpunim” për Ministrin teknik të Drejtësisë dhe personat e tjerë përgjegjës( shoqëruar me dokumentacionin përkatës).
Pretendimi i Ministrit teknik të Drejtësisë së për të ushtruar detyrën time që me ngarkon ligji paskerkam nevojë për autorizimin e tij përbën minimumi injorance juridike dhe normalja veper penale.
Krijimi i kësaj situate antiligjore nga Ministri teknik i Drejtesisë në Ministrinë e Drejtësisë së Republikes së Shqiperisë, në vlerësimin tim sjell pasoja të renda dhe cenon ne menyre flagrante funksionimin normal të institucionit. Angazhohem publikisht së do të vazhdoj me vendosmëri kundërshtimin e çdo veprimi arbitrar dhe të paligjeshëm të Ministrit teknik të Drejtësisë pranë organeve kompetente.