Në fund të mandatit të tij si kreu i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker u shpreh i penduar që heshti për Brexit-it. Gjatë një konference në Bruksel, ai kërkoi zgjedhjen e mosmarrëveshjeve tregtare mes ShBA-së dhe Kinës dhe shtoi se ky konflikt po cenon “besimin e investitorëve në nivel global.”
Bashkimi Europian gaboi që nuk u përfshi në fushatën për referendumin britanik të Brexit-it në vitin 2016.
Tani kur dalja e Britanisë nga blloku është futur në një rrugë pa krye, kreu i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker tha se ky është dhe pengu i tij i vetëm në fund të mandatit.
Sipas tij vetëm Komisioni mund të kishte kundërshtuar gënjeshtrat e shpërndara gjatë fushatës për largimin e Britanisë.
Duke folur për shtypin pas takimit javor të komisionerëve, Juncker-i shtoi se ai gaboi që ndoqi këshillën e ish-kryeministrit David Cameron për të heshtur e për të mos u përmjerrë në çështjet e brendshme të Britanisë.
Juncker-i foli edhe për bisedimet tregtare me Shtetet e Bashkuara dhe theksoi se Europa mund të ketë besim te presidenti Donald Trump lidhur me marrëdhëniet tregtare.
Ndërkohë mosmarrëveshjet me Uashingtonin ai i lidhi me ato midis SHBA-së dhe Kinës dhe shtoi se ky konflikt po cenon “oreksin e investitorëve në nivel global.”
Juncker-i ka folur edhe për menaxhimin e krizës greke dhe u shpreh krenar që Greqia qëndroi në eurozonë.
Kjo konferencë e tij vjen në prag të zgjedhjeve europiane, për të cilat kreu i Komisionit Europian tha se Brukseli do ta luftojë populizmin, por jo me sulme personale.
“Duhet t’u tregojmë europianëve se ka arsye për shpresë,” tha Junker-i, ndërsa shtoi se ngritja e nacionalistëve dhe e populistëve nuk lidhet vetëm me pakënaqësitë ndaj Bashkimit Europian, por edhe me dështimet e politikave kombëtare.