Juncker lë gafën e radhës pas një deklarate që bëri para Parlamentit Europian

0
19

Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker lë gafën e radhës pas një deklarate që bëri para Parlamentit Europian në lidhje me kryeministren britanike, Theresa May. Juncker njihet për veprimet e tij të “çuditshme” por sot ai tërhoqi vëmendjen e të gjithëve kur tha se:

“Nuk kam fjetur shumë natën e fundit për shkak të zonjës May”.

Duke folur bashkë me kryeministrin sllovak Peter Pellegrini në Parlamentin Evropian këtë mëngjes, Juncker u tha eurodeputetëve:

“Do t’ju tregoj një sekret. Nuk kam fjetur shumë natën e fundit për shkak të znj. May, por pata mjaft kohë për të ëndërruar për Sllovakinë”.

Ai paralajmëroi se marrëveshja e tyre, ishte shansi i fundit i deputetëve “për të miratuar një marrëveshje” dhe tha se nuk do të ketë ndryshime të mëtejshme, një paralajmërim i përsëritur sot.