Jurgen Uldedaj shpallet kampion Bote

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Boksieri shqiptar, Jurgen Uldedaj, është kampioni më i ri i Botës në disiplinën Junior të WBC.

21-vjeçari mposhti me pikë polakun, Krzysztof Twardowski, duke triumfuar me pikë 97-93.

Një fitore historike kjo për Uldedaj, që bëhet boksieri i parë shqiptar që fiton këtë titull.

Ky triumf vjen vetëm një vit pas fitimit të titullit të kampionit të Botës, WBO.

Në atë duel, Uldedaj mposhti argjentinasin, Nicolas Leandro Arganaraz.

Kjo është fitorja e 11-të e Uldedaj në 11 ndeshje, duke ruajtur kështu pathyeshmërinë në ring.

Zjarr Tv Ad