“Juridikisht nuk ka Kuvend në datën 18 dhjetor”, avokati, Cakrani: Pas datës 11, PD nuk ka as kryesi dhe as kryetar

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Kujtim Cakrani ka qenë i ftuar në studion e Fax News, ku ka folur në lidhje me situatën aktuale brenda partisë Demokratike. Cakrani ka theksuar se juridikisht nuk do të ketë Kuvend në datën 18 dhjetor sepse bazuar në vendimet e marra në kuvendin e datës 11 dhjetor, të gjitha institucionet aktuale nuk mund të funskiononin dhe ishin praktikisht të ngrira. Ndërsa sa i përket kyçjes së dyerve, avokati e konsideroi si një veprim që përbën vepër penale.

Avokati Kujtim Cakrani i ftuar në studion e Fax News:

Së pari duhet të orientojmë publikun mbi kuptimin e kuvendeve brenda një partie. Siç dihet në datën 11 anëtarësia e PD kërkoi mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Partitë Politike kanë 4 hierarki, Kuvendi Kombëtar, Këshilli, kryesia dhe kryetari. Baza ka kërkuar të mbledhë një kuvend që nuk ia ndalon statutit.

Siç edhe tashmë është bërë publike është vendpsur të ndryshohej statuti i PD. Mirëpo anëtarësia kërkoi të filloheshin edhe procedurat për shkarkimin e kryetarit të partisë. U ndryshua edhe sigla e PD dhe prandaj i vunë epitetin rithemelimi.

Jemi në një ristrukturim total të PD. Me firmat e të gjitha delegatëve këto paraqiten në gjykatën e Tiranës sepse është i vetmi institucion që mund të legjitimojë këto vendime të marra. Nuk ka asgjë anti-ligjore që nga data 11 e deri më sot. Ky është një veprim i bërë nga anëtarësia dhe është i paprecedentë më parë.

Basha ka thënë se do ketë vendime të mëdha, cfarë mund të vendosë dhe a është i ligjshëm?

Pas datës 11 PD nuk ka më as kryesi dhe as kryetar madje dhe këshillin kombëtar e ka të ngrirë. Kjo sepse vendimet që u morën vendosën që të ngrinin këshillin Kombëtar, të shkrinin kryesinë sepse ishin zgjedhur pa votë. Natyrisht edhe kryetarin e kanë propozuar që ta shkarkojnë nesër. Në pikëpamje ligjore nuk ka kongres në datën 18 sepse nuk ka fuqi. Ka shkuar para 2 ditësh për t’u regjistruar statuti i ri dhe nëse kjo ndodh atëherë ai institucion nuk regjistron më për t’u mbledhur ditën e nesërme.

Ndërrimi i Bravave të selive

Të mbyllësh dyert është vepër penale sepse aktualisht ata zotërinj janë në kushtet e vetëgjyqësisë që përbën një vepër penale. Imagjino në një familje të shkojë vëllai apo një tjetër familjar dhe të mbyllë dyert e shtëpisë e mos të lërë të tjerët të hyjnë në shtëpi. Prandaj quhen bashkëpronarë, nuk mund të veprohet sipas dëshirës së një personi.

Zjarr Tv Ad