Juridiku nis mësimin tek “Petro Nini” por sërish mbyllet dera me zinxhirë

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Studentët e fakultetit Juridik janë mbledhur para gjimnazit të Tiranës ‘Petro Nini Luarasi’ për të zhvilluar mësim në këto ambiente, por janë përballur me mbylljen e portës kryesore me zinxhirë nga studentët bojkotues.

Vetë dekani i këtij fakulteti Artan Hoxha bëri të ditur këtë vendim përmes një prononcimi për median.

Mësimi do të nisë pasdite ne orën 14:00 ndërkohë që do të ketë mësim të shtunën dhe të dielën nga mëngjesi deri në darkë.

Por a ka mirëkuptimin e pedagogëve? Dekani u përgjigj: Po.

Ndërkohë një grup studentësh që vijojnë bojkotin e mësimit deri në plotësimin e kërkesave të tyre dhe anulimin e ligjit kanë shkuar në gjimnaz dhe kanë mbyllur me  zinxhir derën e këtij gjimnazi.

Të ndodhur në këto kushte, studentët që kërkojnë të zhvillohet mësim për të mos humbur vitin akademik janë futur përmes një dere tjetër të gjimnazit.

Zjarr Tv Ad