Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Juristja, Eneida Bozheku deklaroi se ka shumë gjyqtarë dhe prokurorë të cilët po largohen nga sistemi i drejtësisë, për shkak se nuk justifikojnë pasuritë.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Bozheku u shpreh se që te mosjustifikimi i pasurisë, fillon problemi i sistemit.
“Fakti që nga radhët e drejtësisë po largohen jashtëzakonisht shumë gjyqtarë dhe prokurorë, ku kriteri bazë që largohen, është problemi me pasurinë, pikëpyetja që ngrihet është, kjo pasuri si u bë gjatë shërbimit si prokuror apo gjyqtar, kur rroga është tjetër?
Pra, që këtu fillon sistemi. Nuk është se nuk ka hapësira, është thjesht çështje interesi personal, ndonjëherë i diktuar nga rrethana të tjera. E ka në dorë prokurori dhe gjyqtari”, theksoi ajo.