‘Juve është t’ju thyesh çdo brinjë një nga një…’/ Kush është polici që kërcënoi hapur gazetarët?

0
344
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shkrimi i mëposhtëm nuk është thjesht një artikull që i drejtohet gazetarëve e operatorëve dhe punës së tyre të palodhur në terren e në studio 24 orë në 7 ditë të javës, në kushte ekstreme moti, pa ngrënë, të pagjumë e të pareshtur në krye të detyrës me misionin e shenjtë për të informuar qytetarët, por ky artikull ju dedikohet juve, pasi në fund të ditës të gjithë jemi qytetarë të këtij shteti.

Këtij shteti që supozohet të na mbrojë me një institucion të ashtuquajtur POLICIA E SHTETIT, që supozohet të nënkuptojë dhe të kryejë funksionin e mbrojtësit, gardianit e të drejtës themelore të një qytetari që është ajo e moscënimit nga një tjetër individ.<

Më poshtë ju rrëfejmë një rast skandaloz të gjuhës së urrejtjes dhe të sjelljes të një polici të Republikës së Shqipërisë, mllefi i të cilit ka kaluar fillimisht jo vetëm limitet dhe caqet morale të një qenie njerëzore, por caqet e një punonjësi publik, e një shërbëtori të popullit, i cili duhet t’i puthë këmbët e jo thjesht t’i mbrojë ata pasi i paguajnë jetesën në fund të muajit.

Ky punonjës policie mesa duket, nuk është aspak një shërbëtor i popullit të tij, por ai e ka zgjedhur padronin e tij të cilit i përgjigjet me mish e me shpirt, e ky padron vjen në shkallë hierarike duke nisur nga Rama, Emirjana Sako, Shefi i Policisë Bashkiake të Durrësit, e në hallka akoma më të imtësishme në këtij institucioni.

Ky punonjës i Policisë Bashkiake të Durrësit, i quajtur Loris Koprencka jo vetëm që ka treguar zhburrëri duke fshirë një koment të rëndë të bërë publikisht kundrejt gazetares dhe operatorit të JOQ të lënduar nga Policia ditën e djeshme në protestë, por ka treguar se e ka kuptuar gabimin e rëndë si punonjës shtetëror, shkruan JOQ.

Për t’jua qartësuar situatën, operatori i JOQ Albania ditën e djeshme në protestën e zhvilluar në Durrës, u godit me grusht nga një polic civil i cili i bëri edhe foto pavarësisht se BADGE që vërtetonte se ishte punonjës i medias ishte e dukshme, të varur në qafë në pjesën e përparme të gjoksit\Syri

Zjarr Tv Ad