Juventus godet sërish, prurja më e re prezantohet nesër

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pritet vetëm zyrtarizimi, por e ardhmja e Gianluigi Buffon do të jetë te Juventus.

Madje për 41 vjeçarin ka pronotime edhe të vizitave mjekësore, me Buffon që do i nënshkrohet kontrolleve shëndetësore këtë të enjte. Konfirmimi vjen edhe nga ekspertët e merkatos italiane, Gianluca Di Marzio, Fabrizio Romano dhe Romeo Agresti.

Romano gjithashtu konfirmon se portieri do të nënshkruajë një kontratë njëvjeçare. Buffon e kaloi sezonin e kaluar në Paris Saint-Germain, por ka zgjedhur “Zonjën e Vjetër”, për të përfunduar karrierën e tij, ku bëri 656 paraqitje në mes të 2001 dhe 2018, duke fituar nëntë tituj Seria A.

 

Zjarr Tv Ad