Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Shumë klube futbolli, por edhe në sportet e tjera, qofshin individuale, është bërë e modës që në vigjilje të Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri të shpërndajnë një video urimi. Juventus këtë vit ishte i pari me videon e tij. Bardhezinjtë kanë shpërndarë në profilin zyrtar në rrjetet sociale Krishtlindjen e tyre. Ata kanë zgjedhur të tregojnë se si njerëz të ndryshëm e përjetojnë këtë atmosferë të veçantë.
Disa vazhdojnë ushtrimet për të qëndruar në formë, disa shpërndajnë çdo moment në rrjetet sociale, apo si dikush bëhet shef i kuzhinës. Në këtë video së bashku me Dybala, Bonucci, Matuidi, Ramsey dhe Ronaldo, janë përfshirë edhe futbollistet e ekipit të femrave.