“Ka ardhur koha për ndëshkim të fortë…”, Xhafaj me tone të ashpra: Identifikoni dhe parandaloni përpjekjet e disa te organet e drejtësisë

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me tone të ashpra, ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka kritikuar institucionet e reja të Drejtësisë, veçanërisht SPAK-un, si dhe politikanët, teksa ka apeluar se ka ende segmente të caktuara, që ndikojnë në vendimmarrje. Nga foltorja e Kuvendit, ish-ministri Xhafaj deklaroi se ka ardhur koha që të marrë ndëshkim të fortë çdo përpjekje për të ndikuar në vendimmarrjen e organeve të drejtësisë.

“Për të tretin vit radhazi, Kuvendi kryen këtë proces llogaridhënie publike me institucionet e reja të drejtësisë. Seancat dëgjimore në komisione janë dëshmi e faktit dhe reformimi i drejtësisë është një proces pa kthim, me rezultate të prekshme. Institucionet e reja të drejtësisë ndodhen para sfidave të vështira, por plotësisht të arritshme, nëse dëshmojnë një ritëm më të mirë në punën e tyre, sipas vëzhgimit tim.

Ata duhet të dëshmojnë se ndryshimi thelbësor që ka sjellë kjo reformë, pavarësia, është duke u jetësuar në vendimmarrjen e tyre. Një realitet ligjor ky, por ende një realitet i prekshëm, kur sheh që ende prokurorët ndikohen në vendimmarrjen e tyre nga drejtuesit e tyre, nga individë që kërkojnë të kthejnë frymën klienteliste. Teksa flasim për pavarësi dhe përgjegjshmëri, mbetet prioritet ndalimi i çdo përpjekjeje të brendshme apo të jashtme për të ndikuar te vendimet. Ndikimi i paligjshëm në drejtësi ka ardhur koha të ndëshkohet fortë. Duhet identifikuar dhe parandaluar përpjekja e disave për të krijuar benefite personale për rrethin e tyre familjar apo shoqëror, brenda apo jashtë sistemit”, tha ish-ministri Xhafaj.

Zjarr Tv Ad