“Ka ardhur kohë e keqe”- 29 vjeçari kërkon të dashur në emision televiziv: Të më dojë e ta dua, mos ketë probleme se ndonjëherë bëjnë fëmijë edhe të lënë

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sario Rustemi është një 29-vjeçar nga Korça, të cilin 14 shkurti i këtij viti e ka gjetur vetëm dhe ka vendosur që të gjejë një partnere në një emision televiziv. I riu ishte në emisionin “Me zemër të hapur” ku ka kërkuar dikë që të njihet dhe të krijojë një lidhje dashurie.

‘Unë thashë ta njoh kështu direkt, jo nga rrjetet sociale, ta njoh, të më njohë, ti flas për dashurinë time edhe të më dojë, ta dua deri në fund të jetës, të mos ketë probleme pastaj… se ndonjëherë bëjnë fëmijë edhe të lejnë, ka shumë kështu”, u shpreh ai. I pyetur nga moderatorja e emisionit, nëse mendon se do të paragjykohet nga ky fakt, i riu është shprehur se nuk e ka problem të kërkojë partnere në televizion.

“Ka ardhur kohë e keqe”– thotë i riu teksa buzëqesh.

Moderatorja: Shën Valentinin nuk e keni festuar

I riu: Jo. Shën Valentinin nuk e kam festuar asnjëherë.

Moderatorja: Dhe do ta doje besoj një takim, apo jo

I riu : Po, sidomos do doja ta gjeja sot

Moderatorja: Mund të ketë telefonata thua ti

I riu: Po them se po, ndonjëra kushedi

Moderatorja: Mendon se ky emision do të shërbejë për të gjetur dashurinë e jetës tënde?

I riu: Po, këtë e kam ndjekur sa herë unë, ky është emisioni më i bukur

Moderatorja: Të falenderoj për këtë, por ky është edhe një emision ky paragjykohen personazhet për këtë

Moderatorja: E ke marrë parasysh edhe riskun që mund të paragjykohesh?

I riu: Po edhe paragjykohesh, ça të them unë, nuk pyesin, nuk jam kundër.

Zjarr Tv Ad