“Ka ardhur momenti për reflektim”, Açka: Ndoshta duhet të trokasim në derën e Berishës për të folur …

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, foli për situatën aktuale në të cilën ndodhet opozita, grupi i Alibeajt dhe ai i Berishës, duke shprehur keqardhje dhe duke thënë se ka ardhur koha që të ketë një bashkim mes tyre.

Ajo tha se ka ardhur momenti që Partia Demokratike të bashkohet dhe të dalë në zgjedhje me 1 kandidat të vetëm për çdo bashki.

“Është më e lehtë të merren vesh me Partinë e Lirisë, e kanë të vështirë me pjesën e tyre që kanë ndarë 30 vite histori. Në fakt që të flas për Alibeaj, duhet të flas për këtë 1 vit e gjysmë që unë komunikoj me të. Unë kam qenë edhe pak rebele dhe gjuhehidhur. Ne kemi qenë gjithmonë pritës të baltës dhe të gurëve. E bëmë njëherë të njëjtën gjë. Imagjinoni gazi që erdhi nga brenda. Faktikisht ka qenë kryekëput një politikë shumë e vrazhdë ndaj nesh. Kur i thua tjetrit je peng, nxirr faktet për çfarë është peng.

Alibeaj duket pak i tërhequr, pasi ka qenë në rolin pritës. Ai është politikan dhe unë jam njeri i një tjetër natyre. Kaloi vula në anën e partisë të këtij grupi? A ka rënë pala tjetër? Po të marr një shembull konkret. Kur zoti Balla i ka 5 mijë njerëz apo 6 mijë njerëz dhe të rrëmbejë njerëz e të thotë kam partinë time?

Tani ka ardhur një moment reflektimi. Alibeaj ka pritur. Duhet ta kishim nisur një fazë tjetër. Duhet të nisnim negociata konkrete. Mbase duhet të trokasim në derën e zotit Berisha për të folur. Le ta prishim këtë mur. Ne kemi ngritur një grup negociator, që e njohin partinë nga thelbi. Ndiej rryma nëntokësore, që janë larg vëmendjes së medias dhe besoj se negociata po ndodhin. Por nuk e di sesa të sinqerta janë këto rryma, nuk e di. Unë kam qenë skeptike me vendimin e shkallës së parë. Ka patur një precedent shumë të rrezikshëm”, është shprehur Açka për “Kjo Javë”.

Zjarr Tv Ad