‘Ka cenuar besimin te drejtësia’, ILD kërkon shkarkimin e prokurores

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka kërkuar shkarkimin e prokurores së Dibrës, Belina Zeneli. Sipas ILD-së Belina Zeneli ka zvarritur 10 çështje gjyqësore, duke cenuar besimin te drejtësia.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, nga hetimet e kryera, rezulton se Zeneli nuk i ka dhënë zgjidhje ligjore 33 procedimeve penale dhe nuk ka kryer asnjë verifikim lidhur me 300 kallëzime. Ajo ka zvarritur hetimet paraprake dhe nuk ka kryer veprime hetimore në kohë duke zgjatur afatet procedurale pa pasur arsye. Hetimi ka nisur edhe për dy prokurorë të tjerë, Xhoana Mehmetaj dhe Rifat Kojkun, por sipas ILD-së nuk kishte prova të mjaftueshme për ta.

Njoftimi i ILD-së:

Nga ana e prokurores B.Z. janë ndërmarrë veprime dhe mosveprime, që përbëjnë mospërmbushje të pajustifikuar dhe të përsëritur të funksioneve gjatë hetimit, duke sjellë zvarritje të pajustifikuara të akteve procedurale, të cilat janë të detyrueshme për zbatim nga ana e magjistratëve.

Si pasojë e veprimeve e mosveprimeve të magjistrates, nuk i janë dhënë zgjidhje ligjore 33 procedimeve penale, si dhe nuk është kryer asnjë veprim verifikimi në lidhje me 300 kallëzime. Magjistratja ka zvarritur hetimet paraprake duke mos i kryer veprimet hetimore në kohë dhe në dinamikë për periudha të gjata kohore të gjata, tej afateve procedurale dhe pa pasur arsye ligjore.

Magjistratja ka kryer të njëjtën shkelje, gjatë periudhës kohore 2013 – 2021, duke bërë që shkelja të jetë vazhduese. Shkeljet proceduriale të kryera nga magjistratja, provohen të jenë kryer me dashje direkte. Kjo bazuar në formimin dhe eksperiencën e gjatë si prokurore, si dhe për faktin se për këto lloj shkeljesh, ndaj saj në vitin 2014 është dhënë masa disiplinore “Vërejtje me paralajmërim për shkarkim nga detyra”.

Zjarr Tv Ad