“Ka dalë vetëm maja e ajsbergut”/ Edi Paloka ‘shpërthen’ ndaj kryeministrit për çështjen “McGonigal” dhe bën paralajmërimin e fortë: Rama është nën hetim

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka deklaron se nga akuza për ish-zyrtarin e lartë të FBI-së Charles McGonigal ka dalë vetëm maja e ajsbergut. Në një lidhje me News24, Paloka komentoi zhvillimet në seancën e sotme parlamentare, qëndrimin e opozitës dhe maxhorancës për hetimin amerikan.

Ai tha se Rama është nën hetim dhe akuzohet indirekt për korrupsion dhe se SPAK duhet të nisë hetimet.

“Nëse do ishin në kushtet e pafajësisë më të interesuarit për të folur për këtë skandal do ishin maxhoranca dhe Edi Rama.

Çfarë ndodhi sot, kur Rama kishte programuar dhe për të diskutuar në seancën e dytë që do ishte seanca normale ne bëmë një kërkesë sipas rregullores, për të ndryshuar rendin e ditës. Kjo bëhet në rastet kur ka ndodhur diçka e jashtëzakonshme. Bëmë kërkesën për futjen në rend të ditës për diskutimin e një skandali që ka plasur. Kërkesa u votua dhe u hodh poshtë nga maxhoranca.

Në këto kushte ne nuk mund të pranonim të diskutohej për ministrinë e kulturës dhe të bëhej sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe kryeministri as të mos denjonte të vinte në parlament. Është skandali më i madh. Kjo qeveri që skandali i zë skandali dhe ai i radhës është dhe më i madh se ai paraardhës bën këtë gjë. Ky është skandal i përmasave ndërkombëtare. Skandal politik, demokratik.

Kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s ka korruptuar një nga zyrtarët më të lartë, shefin e kundërzbulimit e FBI-së, njeriu që presupozohet të jetë nga më të sigurtët”, tha Paloka.

Sipas tij, aktakuza e bërë nga FBI është e qartë, ajo pjesë që ka dalë që është vetëm maja e ajsbergut. “Rama citohet me emër, sepse përmendet dhe qeveria e Kosovës, kurse Rama citohet me emër.

Gjithë aktakuza përfshin Ramën dhe këta personazhet, por në faqen e fundit kërkohet që të gjitha kontaktet, emailet të vihen në dispozicion të grand jurisë. Kjo ndodh vetëm kur personi është nën hetim.

Rama është i implikuar direkt dhe nuk mund të thotë ç’lidhje kam unë.

Kemi një institucion këtu, SPAK-un i cili detyrimisht pas këtyre akteve të drejtësisë amerikane duhet të hyjë në veprim. Kryeministri i një vendi indirekt akuzohet për korrupsion sepse aty thuhet se janë përdorur informacionet e zyrtarit të FBI për të goditur opozitën shqiptare. Ky Neza i pagoi na xhepi këto para. Ky Duçka që e shëtiste dhe i paguante drekat e darkat për kë i bënte.

Ajo që ka dalë në aktakuzë është maja e ajsbergut. Aty ka përgjime, emaile dhe e gjithë korrespodenca e kryeministrit është e kontrolluar. Ai s’mund të fshehë kokën si struci. Çfarë ka dalë është maja e ajsbergut”, tha Paloka.

Ai theksoi më tej se bëhet fjalë për hetime që nga 2017. “Ky zotëria edhe zyrtarisht mund të ketë qenë nën hetim dhe nën përgjim. Ne kërkojmë që Rama të japë menjëherë dorëheqjen dhe të vihet në dispozicion të drejtësisë. SPAK-u nuk ka nevojë të presë akuza as nga opozita as nga ambasadorja. Kryeministri duhet të japë shpjegime para SPAK-ut sepse akuzohet drejtpërdrejt.

Sipas PS, opozita shqiptare bashkë me FBI inskenoi këtë tymnajë. U përpoqën të sajojnë gjëra dhe të bëjnë zhurmë me 21 janarin me shpresën se do zvogëlonin zhurmën e skandalit që plasi me zyrtarin e FBI, McGonigal.

Me këto që kanë ndodhur nuk mund të ketë jetë normale. Nëse nuk do ishte fajtor, duhet të ishte Rama i interesuar të vinte në parlament dhe t’iu thoshte shqiptarëve se kjo akuzë që ka dalë është kështu apo ashtu.

Ka ngrënë ky dardha në kurriz të shqiptarëve dhe në këtë rast për fat të keq dhe në kurriz të SHBA-ve. Këtu kemi të bëjmë dhe me një akt tjetër moral”, tha Paloka.

Sipas tij, Rama e ka paguar McGonigal për të sajuar histori kundër opozitës shqiptare.

“Informacioni që kam unë, s’mund të kem informacion nga FBI, por ajo që kam unë, në daljet e para është përmendur dhe rasti kur ky zyrtar është përdorur për të sajuar histori kundër opozitës shqiptare jo vetëm në 2017, por edhe më pas.

Kur thuhet kjo, kjo ka pas faktet e tjera. Duke ditur dhe si vepron FBI, kur çon një çështje në gjyq, çon aq material sa i duhet për të hapur çështjen.

Nuk ka luajtur mendsh FBI të akuzojë një nga zyrtarët e saj më të lartë pa pasur prova”, tha Paloka.

Lidhur me përjashtimin e kreut të PD-së Sali Berisha nga seanca e sotme plenare, ai theksoi se ky parlament tregoi dhe njëherë se është më se i turpshëm.

“Jo vetëm nuk i vë faj drejtueses së parlamentit, por ndiej keqardhje për të. Ka një fajtor këtu, është Edi Rama.

Ata sot votuan kundër dhe një komision hetimor për udhëtimet e Ramës. Dhe aty do të dalin çështje të tjera”, u shpreh Paloka.

Zjarr Tv Ad