“Ka deputetë të dyzuar por PD po bashkohet”, Garo rrëfen angazhimin e saj në fushatën e 25 Prillit: Më dukej sikur ishte paracaktuar çdo gjë

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtoresha e Komunikimit në PD, Floriana Garo ka qenë e ftuar në studion e emisonit “Të Vaksinuarit”, moderuar nga Aulon Kalaja në Fax News.

Garo tha se pas kuvendit të 30 Prillit PD ishte bashkuar dhe se pavarësisht deputetëve të cilët ishin të dyzuar në mendimet e tyre, këta të fundit në fund do marrin vendimin e duhur.

“Unë mendoj se PD është e bashkuar, pavarësisht se mund të keqinterpretohet nga publiku jashtë partisë Demokratike, duke parë edhe disa transmetime në media të cilat nuk janë ato çfarë po ndodhin. Vërtet ka deputetë të cilët janë të dyzuar dhe mbajnë një qëndrim sikur po pluskojnë në ujë apo në ajër, por baza e PD është aty gjithmonë e më shumë duke u bashkuar. Këta njerëz duan të futen në garë. Besoj se gara ka krijuar një mision të ri, një realitet ndryshe nga çfarë ishim mësuar. Edhe këta deputetë që ende nuk kanë vendosur të përfaqësojnë anëtarësinë, do kenë kohën për të vendosur të rikthehen”– tha Garo.

E pyetur nëse ishte më e frymëzuar gjatë fushatës së 25 Prillit apo me lëvizjen e krijuar nga Berisha, Garo tha se me zhvilimet e fundit në PD ishte krijuar një tjetër atmosferë. Duke kujtuar angazhimin e saj në fushatën e 25 prillit, drejtoresha e komunikimit në PD tha se në atë periudhë dukej sikur çdo gjë ishte e parashikuar.

“Absolutisht tani ndihem më mirë. Unë pata një periudhë të shkurtër ku punova në PD në fushatën e 25 Prillit. Ku një fushatë e cila duhet të ketë shumë organizime për fushatë dhe këto nuk ndodhën. Unë kisha idenë se gjithçka ishte e paramenduar në një mënyrë të çuditshme dhe në njëfarë mënyrë në ato momente nuk ndihesha pjesë”-u shpreh Garo.

Zjarr Tv Ad