“Ka dhënë prova që di t’i vëjë flakën vendit”- Rama sulmon Berishën nga Kamza: E dini për çfarë e do Putini non-gratën? Jua them unë, e do për…

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama mbajti këtë të martë një takim me qytetarë në zonën e Kamzës. Gjatë fjalës së tij ai atakoi ish-kryeministrin Berisha si personin që kishte dijeni dhe ka lejuar financimin e Partisë Demokratike nga Moska.

Rama nënvizoi se presidenti rrus Vladimir Putin e do Berishën pasi e shehi si personin e duhur për t’i mbyllur derën Shqipërisë dhe për t’i vënë flakën vendit.

“Vetë non grata tha se më erdhi Donald Lu në zyrë dhe më vendosi dosjen e parave ruse dhe unë ja refuzova. Tani thotë e ka bërë “Brava”, por “Brava” i shkret pa çelsin s’ka çbën fare, brava pa çelsin është një vrim që nuk i duhet dreqit. Ky ka qenë dhe ky është çelsi.

Për çfarë e do Putini këtë? E do si çelës t’i mbylli derën dhe ti vëjë flakën Shqipërinë. Për t’i vënë flakën Shqipërisë e ka dhënë me prova që di ta bëjë.

Ne deri tani kemi arritur ta neutralizojmë armën e parë që është fatura e energjisë, që vjen poshtë derës me të njëjtin çmim përpara luftës dhe përpara krizës. Sepse pjesën tjetër të çmimit nuk e paguani ju por e paguan qeveria përmes buxhetit, në mënyrë që asnjë familje të mos e ndiejë goditjen e çmimit të energjisë”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad