“Ka dy vite e gjysmë që punon, nuk ka marrë asnjë vërejtje”, mesazhet e plota të Shullazit për Ramën, Metën dhe Ruçin: Si mos ta takoj nipin, dhe shokun e…

0
108
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçi, i ka nisur një letër tre drejtuesve më të lartë të shtetit, Presidentit Meta, kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryeministrit Edi Rama, pas izolimit të klientit të tij në regjimin e posaçëm 41 bis.

Meçi shprehet se Shullazit i është bërë një padrejtësi e madhe dhe i janë shkelur të drejtat, me izolimin e tij në regjimin 41 bis, pasi sipas avokatit ai është ende në një proces gjykimi, dhe i është mohuar parimi i prezumimit të pafajësisë.

Meçi shton se prej 2 vitesh e gjysmë Shullazi është i punësuar brenda në burg, pranë Bibliotekës.

“Sqarojmë se Emiljano Shullazi ka në paraburgim plot 4 vjet e 3 muaj, në dy vjet e gjysëm ka qenë u punësuar në Bibliotekën e Burgut, nuk ka asnjë vërejtje apo masë disiplinore për shkelje të rregullores ndaj tij! Si ta shpjegojmë që ky individ, ka respektuar me përpikmëri rregulloren nga njëra anë dhe në një ditë të bukur me diell, si ”rrufe në qiell të pastër”, u bë ”Armiku Publik” që duhet patjetër të izolohej në regjimin e posaçëm 41 bis”, thuhet më tej në letrën e Meçit, siguruar nga Faxweb.al.

Meçi shprehet se ligji i miratuar për regjimin 41 bis është kundërshtuar nga disa organizata ndërkombëtare, dhe në shembullin italian, u hartua vetëm në raste specifike të gjendjes së trazirave në burgje, dhe jo për të shkelur të drejtat e të pandehurve apo të dënuarve.

Sipas avokatit Meçi, realiteti shqiptar nuk ka të krahasuar me atë të Italisë, të para viteve 90, kur u miratua edhe ligji, ndërkohë që shton se për rastin e Shullazit nuk ka një argumentim se pse izolimi është kryer, dhe se e gjitha kjo duket si një tentativë për zhurmë dhe për bujë.

“Emiljano Shullazi ka qenë i paraburgosur në IEVP 313 “Jordan Misja”, bashkë me të kanë qenë në të njëjtën isntitucion dhe nipi i tij Endri Zekam shoku i fëmijërisë Gilmando Dani dhe kushëriri i tij Blerim Shullazi, të gjithë këta sipas gjykatës së shkallës së parë ”pjesë e një grupi të strukturuar kriminal”.

Nëse ministri e ka fjalën për këta persona, të cilët janë pjesë e të njëjtën organizatë kriminale, kujtojmë se mes qenieve njerëzore ka dhe marrëdhënie njerëzore, daja do e takojë dhe do flasë me nipin e tij, kjo nuk mund të quhet as kriminale dhe as e kundraligjshme”, thuhet në letrën e Meçit, drejtuar 3 krerëve më të lartë të shtetit.

 

Zjarr Tv Ad