“Ka ende shumë punë përpara”, Ambasadorja e SHBA i dorëzon Ramës stafetën e OKB

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria ka marrë sot zyrtarisht Presidencën e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara. Në selinë në Amerikë ndodhen kryeministri Rama dhe ministrja Xhaçka.

Ambasada në Tiranë ndan një foto të Ramës, Xhaçkës dhe ambasadorit tonë në OKB, Ferit Hoxha, me diplomaten Linda Thomas-Greenfield. Kjo e fundit është ambasadorja e SHBA në Kombet e Bashkuara.

Shënimi i selisë diplomatike në Tiranë:

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB Linda Thomas-Greenfield uroi Shqipërinë për marrjen e Presidencës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në qershor, gjatë një takimi me Kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Jashtme Olta Xhacka në Nju Jork.

“Ka ende shumë punë përpara nesh dhe mirëpres që t’ia kaloj stafetën e OKB-së Shqipërisë, teksa ajo merr Presidencën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për muajin qershor”, tha Ambasadorja Thomas-Greenfield.

Zjarr Tv Ad