“Ka fëmijë që marrin mallin e bardhë në klasë”/ Andi Tela tregon gjendjen alarmante të konsumit të drogës tek të rinjtë

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar për rritjen e konsumit të drogës në vendin tonë, siç tregoi edhe operacioni i fundit i policisë, ku ranë në pranga mbi 300 shpërndarës droge.

Gazetari Andi Tela, tregoi detaje se si droga, përfshirë edhe kokaina, ka hyrë në klasat e shkollave 9-vjeçare, çka e bën situatën mjaft alarmante.

“Profesor Fuga ishte nisur nga shifra 330 të arrestuar në një natë. Duke u nisur te kjo shifër, profesori kishte shkuar deri në fund të tezës së çfarë po ndodh në Shqipëri. Ajo tezë qëndron edhe sikur këta të ishin arrestuar në disa ditë, apo në disa muaj. Policia vendosi të bëjë një operacion të tipit fushatë, mund ti kishte arrestuar këta edhe prej muajsh.

Cili është rezultati në fund? Të gjithë këta, nëse lexon materiale nga dosja, të gjithë ishin shpërndarës, vjen klienti dhe shet drogën. Ndërkohë, policia kishte lënë pa ndjekur zinxhirin tjetër, nga furnizuesi te shpërndarësi. Atje lart nuk shkojnë dot, por as te shkallët e tjera dhe kënaqen me këtë rezultat.

Ky është një rezultat, por këtu hyn diskutimi, nëse këta 300 njerëz ushtrojnë këtë veprimtari dhe shesin kokainën, është çështje e njerëzve e blejnë apo jo, por problemi është shpërndarja te fëmijët. Kjo mosha 15-64, ky 15 vjeçar, dëgjon histori fëmijësh që tregojnë për shokët e tyre që sjellin mallin e bardhë në klasë. Këtu fillon zilia nga shoku, mundësia për të gjetur kokainën, të bën edhe të famshëm… Problemi është sa do të ruajmë fëmijët?

Shifrat janë të tilla që duhen marrë me rezervë. ISHP e ka bërë këtë dhe ka pyetur njerëzit, që na çon në vendin e parë për përdorues të kokainës në botë. Por nëse në nivelin global, përdorimi i drogave, në vitin 2011 ishte 240 milionë vetë në të gjithë botën dhe vajti në 300 milionë, në Shqipëri kjo shifër është katërfishuar. Kemi katërfishuar konsumtatorët e drogës.

Pyetja është, kjo si zgjidhet?

Është e thjeshtë ta mendosh që policia duhet të kapë dhe të arrestojë shpërndarësit, por është i gjithë zinxhiri i shoqërisë që duhet të merret me këtë çështje. Bota nuk po e fiton dot luftën me drogën, por ka përpjekje të paktën që mosha e përdoruesit, të jetë koshiente për atë që po bën. Ne duhet të bllokojmë shpërndarjen në shkolla”, deklaroi Tela.

Zjarr Tv Ad