Aleksandër Biberaj, anëtar i Këshillit Kombëtar në PD, ka qenë i ftuar në studion e Faxnews për të folur rreth aktualitetit në vend. Duke u ndalur tek njoftimi i MEPJ se ka nisur procedurat për largimin e Yuri Kim, Biberaj tha se janë shkelur protokollet diplomatike dhe shtoi se ka një krisje të marrëdhënieve mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadës së SHBA.
Po ashtu ai shtoi se Edi Rama nuk largohet me vota por se duhet të reagojnë duke bllokuar rrugët, autostradat e portet.
Biberaj: Interpretimi është se janë shkelur protokollet diplomatike. Komunikimet me DASH janë konfidenciale, dhe sot ka marrë një përgjigje të meritur nga DASH sa i takon korrupsionit.
Ka presion, se Edi Rama ka kapur drejtuesin e ri të SPAK. Ka krisje të thellë mes marrëdhënies së Ramës dhe ambasadës së SHBA për shkak të krimit të organizuar, shkeljes së normave të demokracisë.
Amsasadori i SHBA bën politikën e shtëpisë së bardhë. Ne kemi pasur mospajtueshmëri me disa qëndrime të Yuri Kim, janë tejkaluar veshjet diplomatike të saj.