“Ka lezet ju hani njëri-tjetrin! Bjerini e mos lini kusur”/ Roland Bejko i kthehet qytetarit dhe bën deklaratën e fortë për Berishën: Më mirë një fund i tmerrshëm sesa…

0
1777
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Demokrati Roland Bejko doli dje me deklaratë të fortë në rrjetet sociale në lidhje me përplasjet që po ndodhin brenda PD-së. Bejko shkruante se PD shkatërrohet nëse bie në duar e ish-spiunit të komunizmit Sali Berisha dhe shpëton nëse qëndron në duart e Enkelejd Alibeajt.

Ky status i Bejkos ngjalli reagime të shumta.

“Dmth Alibeaj eshte me i ndershem sesa Berisha?”, i shkruan një qytetare.

“Si nata e erët pus, me ditën me diell në mesditë! ( Ali Beu, nuk është thjesht Enkelejdi)”, i përgjigjet Bejko.

Ndërsa një qytetar i shkruan se ndërsa demokratët zihen me njëri-tjetrin Rama vazhdon të qeverisë i qetë.

“Ka lezet, ju hani njeri tjetrin, Ai qeveris rehat ! kur te keni mbaruar ne ngreni mish e kocka mes Jush … s do ket me.kush moshe e bythe te qeverise e perseri Ai do qeverise … super vlla. ka lezet … bjerini e kusur mos lini se keta ini “, i shkuan qytetari.

“Më mirë një fund i tmerrshëm, se një tmerr pa fund. Më mirë të hajë dhe këto dy-tre vite, dhe të bëhet opozita, se dhe dy tre dekada me opozitë pronë private.”, i përgjigjet Bejko.

 

Zjarr Tv Ad