Analisti Artur Zheji dhe deputeti demokrat Flamur Noka komentuan sot në emisionin ‘Pikat mbi i’ zhvillimet më të fundit brenda Parisë Demokratike.
Sipas Zhejit, tashmë Alibeaj ka marrë statusin e ‘pengut’, duke shtuar se Berishës i ka ngelur që ta ‘asimilojë’ apo ta nxjerrë jashtë nga partia.
Zheji: Do shkohet më shumë drejt një ndarje se sa drejt një bashkimi. Dëgjova zotin Noka sot. Tani edhe Alibeaj e mori nofkën ‘peng’. Thënë kjo është retorikë politikë. Por mendoj se kjo është vij e bashkimit. Çfarë e shtyn ish-ministrin e Drejtësisë, një nga njerëzit e promovuar nga doktori që në moshë të re, një njeri që ka pasur një qëndrim të moderuar në të gjitha betejat, s’ka pasur goditje-sulme. Tani si do kapërcehet zoti Alibeaj? Nuk kapërcehet; ose asimilohet, ose nxirret jashtë. Berisha tha; se njoh zotin Alibeaj. Po me ça tagri flet Berisha. Në kongres kur Berisha mund të bëhet kryetar, mund të zhvlerësojë Alibeajn. Këto gjëra na çojnë në një ndarje de-facto.
Noka: Me vendimin individual iku edhe Lulzim Basha sepse 6 marsi ishte një leksion i qartë. Problemi është se si e njeh statutin. Statuti deri më sot e ka njohur Alibeajn si kryetari grupit Parlamentar që ka thjesht të drejtën për të moderuar një mbledhje të grupit. A mund të ma thotë dikush si u zgjodh kryetar Alibeaj. Në statut të PD kur largohet kryetari, një nga nënkryetarët duhet t’i nënshtrohet votimit të Këshillit Kombëtar… Pra nuk kemi parë gjë votim dhe me ç’të drejtë çon dokumentacion në gjykata. Atëherë ka dikë nga pas, pra kujt i shërben. Edi Ramës, pra do të thotë që është peng sepse po vazhdon agjendën e atij pengut të parë. Statuti i PD është kushtetuta e Partisë Demokratike. Kryetari tërhiqet, këshilli Kombëtar voton për kryetar të përkohshëm. Kryetari u larguar më 11 dhjetor. Ky jep kontribute vetes. Në momentin që hedh në gjyq partinë tënde nuk ke të drejtë të marrësh besimin e zgjedhësve.