Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Richard Arvin Overton, njeriu më i vjetër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ndërruar jetë në moshën 112-vjeçare. Një javë më parë ai u shtrua në spital me pneumoni. Sekretin e jetëgjatësisë së tij ai e ka shpjeguar disa vjet më parë, pas marrjes së nderimeve nga presidenti i atëhershëm, Barack Obama.
“Nuk ka ilaç, unë hedh pak uiski në kafe time, pi dymbëdhjetë cigare në ditë dhe ha një akullore çdo natë”- ka thënë 112-vjeçari.
Ai lindi në 11 maj të vitit 1906 në Bastrop, Texas. Richard Overton ishte nip skllevërish dhe ka jetuar në fund të ndarjes racore. Me 112 vitet e saj dhe 78 ditë, veterani është quajtur si njeriu më i vjetër në SHBA.