Ka nisur senaca gjyqësore ndaj ish deputetes demokrate, Jorida Tabaku.

0
86

Tabaku përballet me padinë për shpifje që kryeministri Edi Rama ngriti ndaj saj, në lidhje me deklaratat e shumta që ajo ka bërë për çështjen e lojërave të fatit.
Senaca e parë gjyqësore ndaj Tabakut po zhvillohet në Gjykatën e Tiranës dhe çështja po shqyrtohet nga gjyqtarja Majlinda Bejleri. Tabaku ka akuzuar familjarët e Ramës dhe personave të akuzuar për trafik ndërkombëtar qeniesh njerëzore dhe lëndësh narkotike për lidhje me kompanitë e lojërave të fatit. Ish ministrja ka përgatitur një mbrojtje prej 60 faqesh ku pretendon se çdo deklaratë është e bazuar në fakte. Në mbrojtje Tabaku i qëndron deklaratave, se kompanitë me lidhje kriminale po pastrojne parate e krimit.