‘Ka pasur dy palë’, Shabani: Konflikt real Rama-Kim për kreun e SPAK-ut

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Nismës Thurrje, Endri Shabani thotë se ka pasur një konflikt real mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores amerikane, Yuri Kim në lidhje me procesin e zgjedhjes së kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Në një intervistë për Euronews Albania, Shabani u shpreh se fakti që Altin Dumani u zgjidh në krye të SPAK-ut vetëm me një votë më shumë, tregon se në këtë proces ka pasur dy palë.

“Unë nuk mendoj që debati nuk ka qenë real, pra, konflikti ka qenë real, ose të paktën aktorët janë aktorë të jashtëzakonshëm, sepse pamë ngjarje të jashtëzakonshme. Pamë ambasadoren amerikane që të shkonte në një sallë, që është një ngjarje e jashtëzakonshme.

Pamë Ministrinë e Jashtme shqiptare, që të informonte që ambasadorja do ikë, ështu që mos ja vini veshin. Këto janë zhvillime që kanë ndodhur shumë pranë zgjedhjes së kreut të ri të SPAK-ut. Një mendje normale do t’i lidhte këto ngjarje me njëra-tjetrën, tensioni ka qenë real. Fakti që zgjedhja ishte shumë e vështirë, pra vetëm me një votë në fund, tregon që ka pasur dy palë”, theksoi ai.

Altin Dumani është zgjedhur kreu i ri i SPAK-ut. Dumani mori 5 vota, ndërkohë Edvin Kondili 4 vota dhe 1 votë Adnan Xholi.

Në sallë mungonte 1 nga 11 anëtarët e KLP-së që votuan për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut.

Dumani i cili do të zërë vendin e Arben Krajës që nga e hëna e 19 dhjetorit, do të jetë në krye të SPAK-ut për 3 vitet e ardhshme.

Zjarr Tv Ad