“Ka pasur mbi 1 mijë oferta për të strehuar refugjatët”/ Shkurov flet për ‘Fax News’: Falenderoj popullin shqiptar për ndihmën ndaj Ukrainës!

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori i ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov tha në një prononcim për Fax News se ndihet mirënjohës dhe falenderues ndaj popullit shqiptar për solidarizimin me popullin e Ukrainës në këto momente të vështira.

Shkurov theksoi se ka pasur mbi 1 mijë oferta sa i takon strehimit të refugjatëve ukrainas në vendin tonë duke përsëritur përuljen e tij ndaj shqiptarëve.

“Kam një mesazh personal, dua të përshëndes të gjithë njerëzit që janë prezent këtu, popullit shqiptar sepse pa ndihmën e tyre nuk do kisha mundësi të flisja si sot, para jush.

Është një fushatë mes bashkisë së Kievit dhe të Tiranës dhe uroj një punë sa më të mbarë. Kemi shumë oferta, mbi 1 mijë për strehimin e refugjatëve nga Ukraina dhe edhe një herë desha të falenderoj popullin shqiptar”-tha Shkurov.

Zjarr Tv Ad