“Ka pushtet absolut, ka futur frymën diktatoriale”/ Ish-ministri i PS ‘sulmon’ qeverisjen e Ramës dhe rrëfen arsyen e largimit nga partia: S’duron dot kritikën publike

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Financave Arben Malaj është shprehur se kryeministri Edi Rama ka pushtet absolut brenda partisë, por edhe në qeverisje dhe sipas tij, ka futur në vend frymën diktatoriale.

Komentet Malaj i bëri gjatë një interviste në emisionin “Dola te Ola” në News 24, ku foli edhe për përjashtimin e tij nga politika dhe se si ai e sheh qeverisjen e kryeministrit Rama.

Malaj tha se largimi i tij erdhi pas debateve të shumta që kishte me Ramën, edhe pse nuk kishte asgjë personale me të.

“Unë jam pensionist aktualisht nga puna si deputet, punoj në mësimdhënie dhe si konsulent privat, por unë shumë mirë mund të jepja eksperiencën time si këshilltar. Unë mendoj se jo vetë Rama po njerëzit rreth tij të trajtojnë si armik”, tha ai, teksa theksoi se Rama nuk duron dot kritikën publike.

Pushteti absolut të korrupton në mënyrë absolute dhe diçka e tillë sipas Malajt do të ndodhë edhe me Ramën, pasi ka një pushtet absolut.

“Të gjitha gjërat që ia kam thënë publikisht Ramës, ia kam thënë paraprakisht në strukturat e Partisë Socialiste, por ai nuk ka reaguar pozitivisht. Më vjen keq që Rama do të ketë një fat tjetër në jetë, se pushteti absolut të korrupton në mënyrë absolute. Në lidership thuhet se edhe nëse nuk e ke mendimin ndryshe duhet ta krijosh, pasi nuk ke se si ta balancosh veten. Për mua Rama ka një pushtet absolut dhe ja kam thënë edhe në sy”.

I pyetur se si zgjidhen kandidatët e Partisë Socialiste, Malaj tha, “Është e trishtueshme për Partinë Socialiste, që ishte partia më liberale, tani ka kaluar në autokraci që gjithçka vendoset nga lart-poshtë. Është e palejueshme që Partia Socialiste të mos ketë filtra dhe kanë ndodhur kaq shumë raste, ku njerëz me CV kriminale të marrin mandate si kryetar bashkie dhe deputet. Nuk ka ndodhur më parë”.

Zjarr Tv Ad