“Ka qenë gabim…”, Myslim Murrizi mbështet Kuvendin e Sali Berishës: Unë nuk ika kurrë nga PD-ja, ajo ndërroi korsi

0
191
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi, iu bashkua sot Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Në një intervistë për MCN TV, Murrizi tha se rezoluta e miratuar sot në Kuvend i dha të drejtë asaj për të cilën ai ka këmbëngulur për shumë kohë.

“Nuk jam utopik të besoj që një gjë e thyer të ngjitet me pështymë. Edhe PD nuk ka qenë kurrë e bashkuar 100%, ka pasur fraksione. Shpresoj që të gjithë bashkë të shkojmë drejt një kauze, uroj që gjithë strukturat bazë t’i bashkohen këtij kuvendi. Unë nuk jam larguar nga PD, por ishte PD ajo që ndërroi korsi. Më vjen mirë që koha më dha të drejtë. Ka qenë gabim djegia e mandateve”, tha Murrizi.

Njëri nga deputetët demokratë që nuk pranoi të dorëzonte mandatin, pasi PD e udhëhequr nga Basha e mori këtë vendim në shkurt 2019, Murrizi ka këmbëngulur në ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Të njëjtën gjë, ai vijon ta kërkojë me forcë dhe tha se ia ka sugjeruar edhe Berishës.

“I qëndroj prapë kërkesës për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. I kam thënë Berishës që betejë elektorale duhet të jetë ndryshimi i marrëveshjes së prillit 2008. PD është parti që motivohet nga vlerat e individit. Sa herë është votuar për flamur, ka humbur. PD duhet ta ketë kalë beteje këtë ndryshim dhe duhet të këmbëngulë te reforma elektorale”, tha në një deklaratë për mediat Murrizi.

I pyetur për rikthimin, Murrizi tha se nuk ka pse të konsiderohet surprizë, madje shprehu edhe ambicien për të qenë pjesë e strukturave drejtuese.

“Rikthimi im nuk është surprizë. Jam rikthyer në partinë të cilës i përkas dhe kam 20 vite kontribut. Kam mirëpritur ftesën e Berishës, jam kontaktuar prej tij. Unë nuk jam pjesë e administratës 2005-2013. Vij për të dhënë kontributin tim për të mundësuar një ringritje të PD-së dhe një rezultat sa më pozitiv në zgjedhjet e ardhshme. Nëse demokratët e mendojnë që Murrizi duhet të jetë në funksione drejtuese, do të jem. Do të investoj reputacionin dhe njohjet e mia në qenien drejtues strukturash”, u shpreh ish-deputeti demokrat.

Murrizi theksoi se ribashkimi i partisë nuk mund të bëhet nga një individ i vetëm, por kërkohet angazhimi i gjithë demokratëve.

“Po të ishte vetëm për zotin Berisha, me të kam pasur përplasje. Po ashtu si unë edhe shumë të tjerë të përjashtuar edhe nga Berisha edhe nga Basha ishin sot në këtë Kuvend. Një njeri i vetëm nuk mund të bëjë asgjë pa angazhimin dhe punën e demokratëve. Palca e PD u braktis nga ata që drejtuan PD-në vitet e fundit”, tha Murrizi.

Zjarr Tv Ad